
(FOTO: Gjatë darkës, Melania qëndroi në krah të Putin. REUTERS)/
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe homologu Rus, Vladimir Putin kishin një tjetër bisedë, deri tani të pazbuluar, gjatë takimit të G20 të këtij muaji. Këtë ka konfirmuar vetë Shtëpia e Bardhë.
Ta folën diku afër përfundimit të darkës zyrtare, por Shtëpia e Bardhë nuk ka zbuluar se çfarë është diskutuar.
Presidenti Trump ka kundërshtuar ‘zbulimin’ e mediave rreth bisedimeve, si “të sëmura”.
Marrëdhëniet e të dy liderëve janë nën këqyrje të kujdesshme mes dyshimeve për ndërhyrje Ruse në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.
Agjencitë e inteligjencies në Shtetet e Bashkuara besojnë se Moska tentoi të paguante favore nga zoti Trump, gjë që Rusia e ka mohuar. Zoti Trump ka hedhur poshtë thënie të tilla për çfarëdo marrëveshje të fshehtë.
Veritas.com.al/