Frrok Çupi/

Bota moderne po i “thyen” reflekset këtu në Tiranë, njësoj si reflekset e pasqyrave që “thyejnë” ndryshimet e mëdha. Askush me mend nuk ka thënë se “Lëvizja Qytetare” e Tiranës është e vogël, ose periferike; por ndërkohë edhe ata më dashamirësit (por që janë jo aq të informuar) nuk kanë parashikuar dot se Protesta e Tiranës do të ishte fokusi i Botës Moderne për ndryshim.

Sot ambasadorët e vendeve evropiane që po përkrahin më fuqishëm Brexit dhe presidentin Trump, u takuan në një drekë pune me kryetarin e PD, Basha dhe me të gjithë liderët e partive të Opozitës, që po kërkojnë ndryshim… Kjo është ajo çfarë ndodhi sot: Ambasadori i Gjermanisë, Schultz; ambasadori i Hungarisë Heizer; ambasadori i Polonisë Bachura; ambasadorja e Kroacisë Bujas- Juraga; ambasadori i Sllovakisë Ciganik; ambasadore e Slovenisë Stancic; ambasadori i Holandës- Van de Weerd dhe ambasadori i Belgjikës, Bontemps.

A mund të kujtojmë gjithë “thyerjen e reflekseve”?!

1.

I dërguari , siç thanë, i Parlamentit Euopian, Flenckenstein. Media, sigurisht jo e hollë, e transmetoi vizitën sikur me Flenckenstein po vinte shpëtimtari i protestës. Në fakt jo. Knut Flenchenstein rezultoi një soroist i dërguar nga pjesa evropiane që nuk do të ndryshojë rehatinë e elitave të fjetura. Gjermano- veriori u tregua “i butë” e nuk tha gjë, ndoshta e kuptoi se me protestën nuk luhet. Por shkoi pa gjë në xhep.

2.

E dërguara e Bashkimit Europian, Federcia Megherini- një nga shefet më të larta të politikës së BE. Si marksist-leniniste e egër italiane, iu duk se në Tiranë do ta priste Enver Hoxha. U tërbua sa nga nervozizmi i saj majtist ekstrem, aq edhe nga vendosmëria e protestuesve. Shkoi… Asnjë nga konkluzionet e saj për Shqipërinë dhe Ballkanin nuk u pasqyruan në raportin e Samitit evropian të Brukselit. Thuajse erdhi kot, veç sa për të provuar thyerjen e reflekseve.

Pardje, drekë pune e ambasadorëve të BE- siç u tha- ku përmendeshin edhe Vlahutin e Lu. Vlahutin ka probleme të forta korrupsioni në Europë; ndërsa zoti Lu “është në hall të madh” tha i dërguari republikan amerikannë Çadrën e Protestës. Të dy, me siguri, butësisht bënë të pamundurën për të ndryshuar drejtimin e protestës. Asgjë nuk u bë.

Sot, përfaqësuesit diplomatik të Europës- të pjesës europiane që po ndryshon dora-dorës, u takuan me liderët e partive opozitare që drejtojnë protestën Qytetare për Ndryshim: Gjermani, Hungari, Poloni, Kroaci, Slovaki, Holandë, Belgjikë… Këtu po ndodh ndryshimi i Europës. Fryma e doktrinës së djathtë- ndryshimi, po ndodh vendosmërisht  dhe përballë rezistencës së majtë- njëkohësisht, në Europë.

Hungaria: Kryeministri  Orban, përkrahës i madh i doktrinës së Donald Trump, ka deklaruar se “presim të kemi një BE të ri”, ky që është sot, i vjetruar dhe i mbytur në burokraci të pavlerë, nuk i shërben qytetërimit Europian. “Po të kemi këtë BE, mund të mos kemi më europianë në Europë”- ka paralajmëruar.

Franca: Në zgjedhjet që po vijnë në fund të marsit dhe në fillim të Majit, pritet që të fitojë “Franca First”. Ndryshimi në Francë është i pakthyeshëm.

Holandë: Geer Wilders, lider i Partisë për Liri, pritet të fitojë zgjedhjet e nesërme, 15 Mars. Wilders është përkrahës i fuqishëm i ndryshimit në Europë; ai ka thënë se “çfarëdo që të ndodhë në vitin 2017, një gjë ndodhi: xhindët populist dolën nga shishja dhe nuk kthehen më”.

Gjermani:  Në zgjedhjet federale në fund të Shtatorit, marrin pjesë shtatë parti kryesore, pesë nga të cilat i përkasin spektrit të djathtë dhe Qendër e Djathtë. Kandidati i Socialdemokratëve, Shultz u kap në korrupsion para se të nisë garën. Alternativa për Gjermaninë- parti e vendosur kundër emigracionit masiv e të paligjshëm, pritet të bëjë surprizë. Surpriza gjermane është e sigurt; mbi 63 për qind e gjermanëve votojnë kundër emigracionit masiv.

Poloni, Sllovaki, Çeki dhe Hungari- grupi që përbën “Visegradin” kanë një qëndrim të vendosur kundër politikave të “kufijve të hapur” evropian. Polonia, në samitin e fundit në Bruksel, thuajse shpalli ndarjen nga BE. “Nuk pranojmë as kufij të hapur dhe as “disa shpejtësi”- tha kryeministrja polake. “Kjo është politikë për të rrënuar kombet e vegjël. Vendet e  grupit të Visegradit nuk e pranojnë shtetin “Shengenland” pa kryeqytet.

Europa është zgjuar për ndryshim pas Brexit të Mbretërisë së Bashkuar dhe fitores së bujshme të Donald Trump. Europa e elitave dogmatike liberale ka shtrirë duart për t’u mbajtur në Lindje. Tirana është kthyer në qendrën e pasqyrave ku thyhen reflekset. Ndryshimi ka nisur i kthjellët edhe këtu, nuk ka hap pas.

/Veritas.com.al/