Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e Hënë se Presidenti Donald Trump nuk është testuar për coronavirus.
“Presidenti nuk ka bërë testin e COVID-19 sepse ai as ka qenë në kontakt me ndonjë pacient të konfirmuar si me COVID-19 dhe as ka pasur ndonjë simptomë”, tha sekretarja për shtypin e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham në një deklaratë me reporterët ditën e Hënë.
Mark Meadows, shefi i ri i stafit në Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Trump, mund të ketë rene në kontakt me pjesëmarrësit e Konferencës së Veprimit Politik Konservator që u diagnostikuan me koronavirus dhe “për një kujdes me bollëk” do të vetë-karantinohet gjatë dy javëve të ardhshme.
Zyra e Meadows tha që Republikani i Karolinës së Veriut u testua negativ për COVID-19 dhe ka zero simptoma. Ai bashkohet me ligjvënësit e tjerë Republikanë – përfshirë Reps. Doug Collins nga Georgia dhe Matt Gaetz nga Florida – të cilët thanë se ata kishin qënë në kontakt me individin në CPAC. Askush nuk po përjeton ndonjë simptomë.
Gaetz u vërejt duke hipur në Air Force One javën e kaluar ndersa mësoi lajmin. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë kur Gaetz mësoi se ishte në afërsi të burrit me koronavirus në CPAC, ai u ul vetëm në një seksion të aeroplanit të presidentit.
Trump dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence folën në CPAC, por Shtëpia e Bardhë tha se nuk kishte asnjë indikacion që ose ishte takuar ose ishte në “afërsi” me pjesëmarrësin e infektuar. Numri i individëve që ishin në kontakt me individin kane ngritur shqetësime nëse presidenti ishte i ekspozuar.
Stephanie Grisham, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, tha se Trump nuk ka berë një test të COVID-19, sepse ai nuk kishte kontakte të zgjatura, të ngushta me ndonjë pacient. Ajo gjithashtu tha se ai nuk ka simptoma, por do të monitorohet nga afër nga mjeku i tij.
VERITAS.COM.AL/