Presidenti Donald Trump i ka bërë vërejtje FBI-së për humbjen e sinjaleve që u dhanë para sulmit me armë të Mërkurën në një shkollë në Florida.

Agjencia kishte ” humbur shumë kohë për të provuar ndërhyrjen e Rusëve në fushatën Trump”, shkroi zoti Trump në Twitter.

“Nuk ka marëveshje të fshehtë, kthehuni në themele të punëve dhe na bëni krenar të gjithëve”

FBI ka pranuar se dështoi në veprimet për të nëutralizuar të dyshuarin për krimin e vrasjes së 17 studentëve dhe profesorëve në shkollë e mesme te Parkland, Nikolas Cruz.

Ishte një sulmi i armatosur më i tmerrshëm dhe vdekjeprurësqë nga viti 2012 dhe që ka shkaktuar debate të shumta mbi atë që autori nuk u ndalua të qëllojë aq nga afër.

Pak më parë studentët që i mbijetuan masakrës së tmerrshme në shkollën e Floridas, kanë kërkuar një legjislacion më të fortë mbi kontrollin e armëve.

Veritas.com.al/