Presidenti Trump urdhëroi sulmin me raketa cruise kundër bazës ajrore ushtarake të regjimit Sirian, në përgjigje të sulmit me armë kimike të kryer nga regjimi në fillim të kësaj jave.

Në ora  8:40 p.m. EDT, Shtetet e Bashkuara nisën sulmin me 509 raketa Tomahawk mbi fushën ajrore Shayrat Airfield  që ndodhet në Sirinë Perëndimore, sipas zyrtarëve të Pentagonit. Sulmi zgjati vetëm pak minuta.

“Kjo është përgjigje për sulmet me armë kimike të 4 prillit në Khan Sheikhoun… Ai sulm kimik vrau dhe plagosi qindra njerëz të pafajshëm nga Siria, duke përfshirë gra dhe fëmijë”, tha zëdhënësi i Pentagonit Navy Capt. Jeff Davis.

“Sulmet kanë për qëllim që të frenojnë regjimin nga përdorimi përsëri i armëve kimike”- tha ai.

Raketat u lëshuan nga Destrojeri i SHBA, “USS Porter and Ross” që ndodheshin në Veri të detit Mesdhe- tha ai.

Davis tha se sulmi i SHBA u krye në një zonë ku nuk kishte trupa siriane as ruse. “Në këtë rast ishin marrë të gjthë masat paraprake që sulmet të shkaktonin rrezik minimal mbi personelin e fushës ajrore Siriane.

Qëllimi i sulmit është që të frenojë çfarëdo tentative tjetër për sulme me armë kimike nga regjimi.

Pak më parë, gjatë një konference të shkurtër me Mbretin e Jordanisë, presidenti Trump tha se mund të ndërmarrë një sulm kundër regjimit të Assad; sepse “sulmi kimik kishte kapërcyer shumë linja, shumë e shumë linga përtej linjës së kuqe”, tha ai.

“Sulmi i djeshëm mbi fëmijët kishte një impakt të fuqishëm mbi mua”, tha Trump. “Ai ishte i tmerrshëm, shumë i tmerrshëm… po e shikojë dhe mu duk se nuk ka gjë më të tmerrshme se atë”- tha Trump.

Trump, para sulmit bisedoi me ligjvënësit.

Sen. Rand Paul (R-KY) këërkoi nga presidenti që të kërkojë në Kongres autorizimin për sulmet mbi Siri. “Duhet autorizim- tha ai- përderisa Amerika vetë nuk është goditur.

Sen. Ted Cruz (R-TX)  e quajti Presidentin Bashar al-Assad një  “monster” dhe një  “vegël në duar të Rusisë e Iranit””.

Ndërkohë, Republikan dhe demokratë çmuan sulmin ajror të iniciuar nga presidenti.

“Ndryshe nga administrata e kaluar, presidenti Trump u përball me në një moment boshtor me Sirinë dhe ndërmori veprim”- thanë Senatorët John McCain (R-AZdhe  Lindsey Graham (R-SC).

“Unë mendoj se ishte një hap i rëndësishëm”, tha Sen. Marco Rubio (R-FL) për CNN. “Kjo nuk ishte vetëm masë simbolike”.

“Unë e mbështes sulmin mbi bazën ajrore ushtarake nga ku u krye sulmi kimik. Shpresoj se kjo i ka dhënë një mësim Assad që të mos përdorë më armët kimike”- tha Sen. Bill Nelson (D-FL).

Në deklaratën e tij, presidenti Obama shpjegoi pse ishte urgjent ky sulm.

“ Vëllezër  të mi amerikan, diktatori Sirian Bashar al-Assad, ditën e Martë lëshoi një sulm kimik të lemerishëm kundër civilëve të pafajshëm. Duke përdorur agjentin nervin vdekjeprurës, Assad tronditi jetën e burrave të pambrojtur, grave dhe fëmijëve. Ajo ishte një vdekje e ngadaltë dhe brutale për gjithë ata njerëz, madje edhe bebe shumë të bukur u shtrinë të vdekur në këtë sulm barbar. Asnjë fëmijë e Zotit nuk duhet të vuajë kurrë nga një tmerr i tillë..”.

“Ne i falemi urtësisë së Zotit, përderisa ndodhemi para sfidave para botës së turbulluar”- shtoi Trump. “Ju faleminderit” – tha ndër të tjera presidenti Trump në një mesazh drejtuar Kombit Amerikan.

/Veritas.com.al/