Një numër i madh raportimesh të pakonfirmuara nga mediat ndërkombëtare po raportojnë se Presidenti Donald Trump ka caktuar të hënën (nesër) si ditën që do të shpallë transferimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael, nga qyteti bregdetar Tel Aviv në Jeruzalem- kryeqytet i Izraelit.
Jerusalem është kryeqytet i Izraelit që në vitin 1948 kur u themelua Izraeli, por një numër shtetesh kanë refuzuar që këtu të vendosen ambasadatë e shtetev të huaja për shkak Kombet e bashkuara e kishin shpallur qytet nën sovranitet ndërkombëtar.
Disa presidentë të Shteteve të Bashkuara, që nga Niksoni te Obama, kishin premtuars e ambasada e Shteteve të Bashkuara do të vendoset në Jeruzalem, por asnjëherë nuk e mbajtën fjalën. Presidenti Trump ka shpallur në fuahstën elektorale objektivin që ta tarnsferojë ambasadën e Amerikës në kryeqytetin e Izraelit.
Ky vendim ka shërbyer si objekt diskutimesh shumë nervoze, deri edhe te John Kerry i cili tha se me këtë akt “do të shkaktohet luftë në Lindjen e Mesme”.
/Veritas.com.al/