Presidenti Donald Trump thotë se SHBA do të rihapet, “me vaksinë ose pa vaksinë”. Ai e beri deklaratën menjëherë pasi njoftoi  objektivin për t’i dhënë goditjen e fuqishme koronavirusit deri në fund të vitit.

Ai e krahasoi projektin e prodhimit të vaksinës, të quajtur “Operation Warp Speed”, me përpjekjen e Luftës së Dytë Botërore për të prodhuar armët e para bërthamore në botë.

Por zoti Trump e bëri të qartë se edhe sikur pa një vaksinë, amerikanët duhet të fillojnë të kthehen në jetën e tyre si normale.

Shumë ekspertë dyshojnë se një bllokim i dytë i  koronavirusit mund të zhvillohet brenda një viti.

VERITAS.COM.AL