Pas tmerrit të shkaktuar me grabitjen e  2 milion euro dhe vrasjen e dy personave, mësohet se paratë kanë qenë në një avion të linjës Tiranë-Vjenë, ku ndodheshin edhe 160 pasagjerë që do të udhëtonin drejt Austrisë rreth orës 15:05.

Pasagjerët kanë thënë se kanë parë personat të veshur me rroba si Komando të afroheshin tek barku i avionit dhe kanë kërcënuar punonjësit.

“Avioni ishte i ndezur dhe pamë nga ana e djathtë e avionit tre persona me kapuça në kokë, të veshur si forca komando të afroheshin tek barku i avionit. Kujtuam se bëhej fjalë për një stërvitje. Ata kanë kërcënuar me kallashnikov punonjësit dhe i urdhëruan të shtrihen përdhe”, kanë thënë pasagjerët.

Më pas autorët kanë marrë paratë në barkun e avionit dhe janë larguar fillimisht më këmbë e më pas me një furgon. Pak minuta pas grabitje ka hyrë policia në avion dhe ka kërkuar pamje, por pasagjerët kanë thënë se nuk kanë filmuar. Policia ka zbritur pasagjerët nga avioni për të kryer hetime të mëtejshme.

Veritas.com.al/