Dy artistët e njohur dhe vëllezërit Edmond dhe Robert Budina të cilët protestuan kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë rezultuar me koronavirus.

Lidhur me këtë ka reaguar kryeministri Edi Rama i cili iu shpreh keqardhjen e tij.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shkruan Rama.

Mësohet se vëllezërit Budina i janë nënshtruar tamponit dhe kanë rezultuar pozitivë.

VERITAS.COM.AL/