Kryeministri Edi Rama ka bërë një status ‘konfliktuar’ filozofik në tëitter. Duke interpretuar fitoren e PS dhe humbjen e PD përballë, ai shkruan se “unë për vete kam mësuar status që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij’.

Disa komentues ‘të lehtë’ kanë persiatur sot se kjo nënkupton sikur Rama ia dedikon Bashës fitoren e PS. Por natyrisht që nuk është kështu. Ai i drejtohet kundërshtarit me habinë e dëshiruar se ‘ kur do të mësosh arsyet pse ke humbur!’

Mos vallë Rama me këtë ia atribuon Bashës, fitoren e tij?

 

Ndërkohë që kujton edhe gjyshen për të cilën thotë, “po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë”.

‘Gjyshja ime thoshte po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë.

Ndërsa unë për vete kam mësuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush tjetër ka humbur, atëherë ai rrezikon ta humbasë fitoren e tij’

Tani lufta po transferohet në fushën e debatit, jo më me molotov- kaq kuptohet në fund të mesazhit.

Veritas.com.al/