Në qytetin e Shkodrës, në mes të fushatës së zgjedhjeve, kandidatët e PD po përballen me pyetjen “Për Jozefinën… Pse e hoqët?”. Kandidatët kanë guxim të përgjigjen për Korenë dhe për NASA-n, por jo për Jozefinën.

Bardh Spahiu, kandidat për deputet është ndodhur në një përballje të tillë dhe ka kërkuar më mirë “NASA-n” se Jozefinën për tu përgjigjur. Nuk ka mundur të japë përgjigje.

Ja biseda:

Biznesmeni:

Je djali i mirë boll, je djali i kujt je (i Ali Spahiut- shënim i Veritas), por Jozefina ash se nuk mund të zëvendësohet.

Spahia:

Atë mendojmë, krejt e respektueshme.

Biznesmeni:

Nuk mundet me e zëvendësu kush, kush e zëvendëson?… Po tana mo kto që janë ba, tana këto rrugica dhe rrugë, po Jozefina t’i ka kthy këto. Mos me pa kenë Jozefina, kishim ken hala tu u myt lopa në asfalt.

Spahia:

Ashtu….hm… ashtu e mendojmë dhe ne…

Biznesmeni:

Më falni është personal krejt, unë e kam mbrojt gjithmonë, se e kam mbrojt si shkodrane që ka dhënë për Shkodrën.

Spahia:

…por sigurisht…hm… këtë e them në përgjithësi, jo për Jozefinën apo për Bardhin…. Në përgjithësi them, mos met një vend vetëm me një a dy persona. (Nga Syri)