Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje ne edicionin informativ tha se deri më tani janë shoqëruar për tu marrë në pyetje 27 persona, ku 8 prej tyre janë mbështetës së PD-së.
Gazetarja Hoxha theksoi se furgonat e PD dhe “Toyota” pa targa të cilat janë marrë nga policia, do të shërbejnë si prova materiale.
“Deri më tani janë shoqëruar 27 persona, kryesisht banorë të zonës, 8 prej tyre janë mbështetës së PD që ishin të pranishëm gjatë konflitkit fizik që kulmoi me armë . Burime thonë se fillimitsht po qarkullonte një mjet tip Toyota pa targa, që drejtohej nga Mehmet Greca, i cili sipas informacioneve, shpërndante para dhe karta idneiteti. Më pas kanë mbërritur Xhuvani dhe Xhaferri. Papleka ka qëlluar për vetëmbrojtje por ndërkohë që është shpallur në kërkim policor nga autoritetet Xhaferri. Pritet që drejt spitalit të traumës do të mbërrijë edhe efektivja, e cila u plagos. Pasi u këqyrën 3 furgonat dhe makina pa targa janë dërguar si prova materiale drejt drejtorisë vendore të qarkut”, tha Hoxha.