Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Maliq, duke shprehur dhimbjen dhe solidaritetin e lartë shtetëror për humbjen e jetës së efektivit Enea Mekolli dhe plagosjen e kolegut të tij, Edison Adri.

Kreu i Shtetit nënvizoi se kjo humbje nuk do ta zbrapsë Policinë e Shtetit, duke garantuar se populli shqiptar është masivisht në krah të uniformave blu për mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike.

“Bashkohem thellësisht më dhembjen për humbjen tragjike të jetës në krye të detyrës të policit Enea Mekolli dhe plagosjen rëndë të kolegut të tij, Edison Adri.

I shpreh familjes ngushëllimet dhe solidaritetin më të lartë në emër të shtetit shqiptar në këtë ditë mjaft të rëndë për ta!

I uroj shërim të plotë dhe sa më të shpejtë punonjësit të Policisë së Shtetit, i cili mbeti i plagosur!

Policia e Shtetit nuk do të zbrapset nga kjo humbje e do ta kthejë dhimbjen në forcë e vendosmëri për të luftuar krimin në çdo skutë.

Populli shqiptar është masivisht përkrah policisë në mbrojtje të sigurisë dhe rendit publik”, tha Begaj.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *