Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në konferencën për shtyp së bashku me kryeministrin Edi Rama, u pyet lidhur me qëndrimet e Francës, sa i përket pozicionimit të Vuçiç për tensionet në veri të Kosovës dhe po ashtu ngjarjen e 24 shtatorit.
Macron tha se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit, ndërsa nga Kosova pret një riorganizim të zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit.
Presidenti i francez, bëri me dije se ka qenë pikërisht Franca ajo që ka pezulluar vizat e Kosovës, pasi sipas tij kjo e fundit nuk e mbajti fjalën e dhënë.
“Ne e ndjekim më shumë vigjilencë tensionet mes Prishtinës dhe Beogradit. Franca dhe Gjermania kanë bërë një propozim që mendoj se është i mirë dhe presim te respektohet nga të dyja palët.
Besoj se është përgjegjësi e Vuçiç që të dënojë aktin e 24 shtatorit.
Ajo cka presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtw, riorganizim i zgjedhjeve në veri, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje dhe njohjen e Asociacionit nga autoritet kosovare, plotësisht dhe totalisht. Pres që Vucic të jetë përgjegjës, pres të njëjtën gjë edhe nga presidentja dhe kryeministri Kosovar.
E them me shumë qartësi ne ju kemi besuar për çështjen e vizave, çështja është pezulluar nga Franca sepse ka të bëjë më respektimin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres të angazhohen të dyja palët që të ecin përpara në javët e ardhshme. Është kushti i paqes në të gjithë zonën” u shpreh Macron.