Kreu i shtetit serb, Aleksander Vuçiq, ka preazantuar sot projektin e tij për pesë vitet e ardhshme duke treguar se do të ndajë për të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën’ një shumë shtesë prej 150 milionë eurove, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se këto fonde u dedikohen projekteve infrastrukturore.

“Ne do të punojmë kudo që të mundemi. Jo vetëm në veri, por edhe në jug të Ibrit: Graçanicë, Ranilug, Kllokot, në gjithë Kosovën ku jetojnë serbët”, ka thënë Vuciq.

Sa i përket dialogut, Vucic ka thënë se Serbia do të vazhdojë të bëjë punën e saj dhe se është e gatshme të rikthehet në dialog kur Prishtina zyrtare të heq taksën 100 % ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

“Le t’i heqin tarifat dhe ne do të bisedojmë. Nëse nuk dëshirojnë, nuk është asgjë. Faleminderit”, ka thënë Vuçiq.

Pas kësaj ka thënë se shteti serb edhe përkundër taksës së Kosovës ka performuar mirë dhe ka arsye për t’u gëzuar.

Veritas.com.al/