Një nga kryesorët e “legal mind” të kombit, ish prokurori federal Andreë McCarthy, i tha WND se njoftimet më të fundit bombë nga WIkileaks konfirmojnë besueshmërinë se Hillary Clinton nuk është ndëshkuar për keqpërdorimin e informacionit të klasifikuar, sepse po të ndëshkohej atëherë do të dilte që vetë Presidenti Obama, ishte i implikuar gjithashtu.

Wikileaks publikoi një email të Premten me 4 Mars 2014, të dërguar nga menaxheri i tanishëm i fushatës së saj John Podesta, te prokurori i Clinton, Cheryl Mills, ku i kërkon që të anullojë dorëzimin e emaile-ve mes Hillary Clinton dhe presidentit Obama që ishin dërguar përmes serverit privat.

Podesta, duke bërë thirrje për një “privilegj ekzekutiv” propozoi që të fshihen emailet, vetëm një ditë pasi Komiteti i Kongresit për Benghazin i kishte kërkuar zonjës Clinton që të paraqiteshin të gjitha email-et.

Në email-in e Podesta-s shkruhet: “Mendo nëse ne mund t’i fshehim email-ët për dhe nga… “potas” (presidenti i Shteteve të Bashkuara)? Kjo është zemra e këtij privilegji ekzekutiv. E mund të shkojmë dhe t’i pyesim (anëtarët e komisionit). Ata mund të mos çajnë kokën për këtë, por duket se do të kërkojnë të dinë…”.

Mills nuk i dha përgjigje email-it të Podesta-, por emaile-t mes Clinton dhe Obamës nuk ishin kthyer kurrë në Komitetin mbi Benghazin. Tetëmbëdhjetë emaile të tilla i kanë kthyer në Departamentin e Shtetit, por janë refuzuar për t’i dërguar në Komitet.

/Veritas.com.al/