Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim dhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca u takuan me kryeministrin Rama sot për rreth një orë.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se ambasadorët falenderuan Ramën për udhëheqësinë e tij në sigurimin e miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit dhe mirëpritën vazhdimin e diskutimeve të ndërsjella, në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë.

Gjatë takimit mësohet se zonja Yuri Kim ka vlerësuar qëndrimin e Ramës për miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit, ndërkohë që e ka ftuar që të nis puna për zbatimin e saj. I njëjti qëndrim është shprehur dhe nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.

Mësohet se ambasadorja e SHBA gjatë takimit është shprehur se vlerëson vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me masat shtesë, por në të njëjtën kohë është shprehur se palët duhet të marrin pjesë në mirëbesim dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.

“Kim e falenderoi kryeministrin për udhëheqësinë e tij ne sigurimin e miratimit te marrëveshjes se 5 qershorit dhe mirëpriti vazhdimin e diskutimeve te ndërsjella ne Këshillin Politik ne lidhje me masat shtese.

Siç kemi thëne publikisht, Ambasadorja theksoi rëndësinë qe te gjitha palët te marrin pjese në mirëbesim, ne mënyre gjithëpërfshirëse dhe transparente”, mësohet të jetë shprehur Yuri Kim.

Nga ana tjetër, nga zyra e ambasadorit Soreca, për Abcnews.al konfirmohet se:

“Ambasadori u takua me Kryeministrin së bashku me Ambsadoren Kim për një orë këtë mëngjes. Ai falenderoi Kryeministrin për angazhimin e tij në miratimin e marrëveshjes së 5 Qershorit dhe e ftoi atë që të punojë me shpejtësi për zbatimin e saj. Në të njëjtën kohë, ai mirëpriti vazhdimin e diskutimeve në Këshillin Politik në lidhje me ndryshimet shtesë, për të respektuar frymën dhe rezultatet e 5 qershorit. Gjithëpërfshirja është thelbësore kur bëhet fjalë për çështjet elektorale.”

Të gjitha palët kanë ardhur tani në një pikë të përbashkët, duke mbështetur hapjen e listave.

Nga ana e tij, kryeministri Rama ka siguruar faktorit ndërkombëtar gatishmërinë për dialog edhe përtej 30 korrikut.

VERITAS.COM.AL/