Nga: SIMON OSBORNE

Gjermania është ekspozuar si në majë të thyerësve të rregullave në bashkimin Europian- madje edhe pse këshillon anëtarët e tjerë të bllokut se si të sillen.

Gjermani përballet me 74 shkelje të proceduara nga Brukseli për dështim të kthimit adekuat të rregullave të BE në ligjin gjerman.

Shkeljet mbulojnë shëndetësinë dhe sigurinë, duke përfshirë ndotjen e ajrit, zhurmat e trafikut, masat e mbrojtjes nga zjarri dhe kualitetin e ajrit.

Politikani i ‘Green Party’  Markus Tressel i tha gazetës ‘Handelsblatt’: “Ne nuk jemi më nxënësit model- ne jemi në fund të klasës”.

“Qeveria performon keq në konvertimin e direktivave të BE në ligjet kombëtare, veçanërisht në fushën e trafikut dhe të ambientit”.

Ministria e Transportit në Berlin po përballet me 20 shkelje procedurash, me ministrinë e ambientit dhe të financave që vijnë: e dyta dhe e treta.

Që nga viti 2007 ka pasur grindje të vazhdueshme mbi rregullat fiskale Europiane.

Më në fund, Gjykata Europiane e Drejtësisë ka për të vendosur nëse Gjermania është ndëshkuar për shkelje konstante të rregullave në klubin BE.

Brukseli mund të nisë një procedim nëse ndjen se qeveria ka dështuar në shkrirjen e rregullave të BE në legjislacionin kombëtar.

Gjermania e ka pozicionuar veten si goditëse kundër rregullave dhe ka përfituar reputacionin për të kritikuar vende të tjerë të BE për dështimin në kompletimin me rregullat.

Ish ministri i Financave, Wolfgang Schäuble insistoi se Greqia duhet të klasifikojë financat e saj pas krizës së borxheve në vitin 2010.

Ministre e Mjedisit, Barbara Hendricks ka akuzuar Brukselin për thyerje të rregullave kur kërkoi të zhvillojë sigurinë e vendit pasi dy reaktorë bërthamorë u vendosën afër kufirit me Gjermaninë.

Statistikat e reja kaun gjetur jehonë në të dhënat e BE të publikuara kohët e fundit, të siguruara nga Komisioni Europian në fund të vitit 2016.

Në vitin 2015, Gjermania dhe Spanja zunë vendet kryesuese në listën e dhunuesve të rregullave. Belgjika, Portugalia, Greqia dhe Franca i ndjekin nga një distancë shumë e afërt.

Pavarësisht nga Brexit, Britania ishte relativisht mirë në zbatimin e rregullave të BE, dhe ishte radhitur e 14-a në listë.

Estonia, Malta dhe Danimarka janë nga më konkurrueset në zbatimin e rregullave të BE.

Lajmet të tilla vijnë teksa Angela Merkel raportohet se më në fund ka formuar koalicionin me Social Demokratët (SPD), pesë muaj pas zgjedhjeve në Gjermani.

Veritas.com.al/

Air pollution in Berlin

Angela Merkel and Martin Schulz