(FOTO: Ministri i Financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble)

Ministri i Financave i Gjermanisë, Wolfgang Schaeuble, dhe konservatorë të tjerë, paralajmëruan të Ënjtën se populistët mund të paraqesin problem për Europën.

Fitorja e Trump ka shkundur shumë ligjvënës evropian atje ku ka zgjedhje në vitin që po vjen, duke përfshirë Francë e Gjermani ku partitë e krahut të djathtë po presin që të arrijnë fitore të madhe.

“Populizmi demagogjik nuk është problem vetëm në Amerikë”, tha Minitri i Financave Wolfgang Schaeuble për të përditshmen “Bild”. “Edhe në shtetet e tjerë të Perëndimit, gjithashtu, debati politik është në një gjendje alarmante”.

Për kancelaren Angela Merkel thuhet gjerësisht se është e vendosur që të kandidojë edhe për mandatin e katërt në zgjedhjet e Shtatorit. Konservatorët e saj janë 10 pikë përpara rivalëve të tyre më të afërt që janë Socialdemokratët të cilët aktualisht e ndajnë pushtetin së bashku.

Sidoqoftë, hapja e dyerve për emigrantët i ka zemëruar votuesit. Alternativa Gjermane e krahut të djathtë (AfD) që përqafon retorikën anti- emigracion, po merr mbështetës nga partitë e mëdha. E krijuar vetëm katër vjet më parë, sot kjo parti ka më shumë se gjysmën e vendeve në Asamblenë e shtetit të Gjermanisë.

Schaeuble tha se politikanët duhet të fillojnë të jenë më gjithëpërfshirës. Fjalët e tij gjetën jehonë te Hans-Peter Friedrich, SCU e Bavarisë- një parti motër e CDU të Merkelit që tha se ka frikë se efekti Trump do të përfshijë edhe Gjermaninë.

Komisioneri i BE Guenther Oettinger, ish anëtar i Partisë së Merkel, tha për Redion Gjermane se zgjedhjet në Amerikë do të jenë një paralajmërim për Gjermaninë

/Veritas.com.al/