Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, u shpreh se ekipi për 11 majin në të gjithë vendin mishëron plotësisht “vetëdijen”, që Shqipëria duhet të bëhet pjesë e BE-së brenda 2030.

Ai theksoi se Partia Socialiste u kanë dhënë mundësinë të gjithë, që të kontribuojnë dhe të shkëputen nga kundërshtarët politikë.

Kryesocialisti theksoi se nuk ka një skuadër perfektë, por PS u ka dhënë mundësi të gjitha tyre që duan të shpëtojnë njëherë e mirë nga “këneta” politike e opozitës.

“Kjo skuadër qe kemi në rang vendi e pasqyron më së miri këtë vetëdije dhe këto momente.PS u ka dhënë mundësinë të gjithëve, deri e ballistëve. U kemi dhënë mundësinë të shohin nga ne, nëse nuk duan të vdesin në kënetë. Kemi një ballist këtu, Halit Valteri, i cili që kur na njohu nuk na u nda më. Deri te ballistët e kanë mundësinë  që t’i shmangen rënies në kënetë, të rënë janë, por qëndrimin në fakt. Është shansi tyre i fundit për të dalë nga këneta. Kur të hyjmë në BE, fjala ‘ball kombëtar’ do jetë vetëm një episod politik. Shko tani dhe thuaju të tuve ‘hajdeni këtu se do mbeteni në kënetë’.  Dhe me këtë hudhër, po e mbyll, se hudhër më të mirë në një shtëpi politike se të kesh një ballist nuk ka, tha ai./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *