Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi të rrëzojë ankimimin e koalicionit Bashkë Fitojmë të cilët kundërshtonin regjistrimin e  Partisë Demokratike me kryetar Lulzim Bashën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.

Më herët, KAS vendosi edhe për rrëzimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike sa i takon numrit të komisionerëve që do të kenë subjektet politike në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kukësit.

Kësisoj mbetet në fuqi vendimi i Ilirjan Celibashit ku tre komisionerë do t’i emërojë PS, dy PL dhe 1 PD.