Dy kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike, Eduart Selami dhe Lulzim Basha nisin nesër zyrtarisht fushatën. Qyteti i parë ku do të ndalojnë dy kandidatët është Lezha.

Kryetari i PD-së në Lezhë, Paulin Marku ka bërë një njoftim në “Facebook”, duke ftuar anëtarët dhe mbështetësit të marrin pjesë në prezantimin e kanditaturave për Kryetarin e Partisë Demokratike.

Prezantimi do të jetë në të njëjtin vend, në Pallatin e Kulturës në Lezhë, ndërsa i pari që do të dalë para simpatizantëve do të jetë Selami, të cilit i është lënë rreth 90 minuta kohë për të folur me anëtarët dhe mbështetësit, (10:00-11:30).

Pas tij radha do të jetë e kryetarit ‘të ngrirë’ të PD-së Lulzim Basha, i cili kërkon edhe një mandat tjetër për të drejtuar partinë më të madhe opozitare në vend, pas kritikave, kundërshtimeve të shumta dhe humbjes së zgjedhjeve të 25 qershorit.

Veritas.com.al/