Gara për zgjedhjet presideniciale në SHBA mes Harris dhe Trump është bërë më e ngushtë.

Shumica e votuesve në SHBA janë shprehur të shqetësuar se një ngjarje e ngjashme me atë të 6 janarit të vitit 2021 në Capitol Hill mund të ndodhë pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Më herët një 25-vjeçar u arrestua në Michigan pasi dyshohet se kërcënoi të kryente një sulm.

Më shumë se 250 personel të Gardës Kombëtare kanë ofruar mbështetje në ditën e zgjedhjeve në 15 shtete, raportoi CNN.

Shtetet si Iowa, Alabama, Arizona, Karolina e Veriut, Virxhinia Perëndimore, Illinois, New Mexico, Delaware, Oregon, Washington, Wisconsin, Pennsylvania, Tennessee, Texas dhe Hawaii,

Një pjesë e rojeve kombëtare do të ndihmojnë në misionet e sigurisë kibernetike dhe pjesa tjetër do të ofrojë mbështetje bazuar në kërkesat lokale.