“Demokracia e Re” e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis arriti një fitore bindëse në zgjedhjet ne Greqi, por nuk mundi të sigurojë shumicën e mjaftueshme në Parlament për të formuar e vetme qeverinë.
Mitsotakis la të kuptohet ne fjalimin e tij në mbrëmje se ai do të kërkojë të shkojë në një raund tjetër zgjedhjesh, për ta përforcuar këtë fitore dhe për të qeverisur pa pasur nevojë për koalicion.
Gazetarja Linda Karadaku, raporton nga Greqia për ABC News se nëse Mitsotakis branda një afati tre ditor nuk do të arrijë që të formojë qeverinë atëherë do i kalojë Syrizas dhe nëse sërish nuk ka një vendim për formim qeverie do të kaloj te Pasok.
Ndërkohë sipas gazetares së ABC News pritet që të kalojë afati 9 ditor i parashikuar sipas kushtetutës greke, dhe pasi qeveria të mos formohet do të kalojë në balotazhin e 2 Korrikut, siç ishte planifikuar për mbarëvajten e zgjedhje.
Arsyeja për një raund të tillë është se partitë kanë deklaruar se nuk do të bëjnë koalicion, dhe pritet që në raundin e dytë ku Neodemokracia e ka të sigurt fitore, pasi hyn në fuqi edhe bonus që do të thotë se Mitsotakis mund të marrë deri në 50 deputet plus, për të kaluar 151 mandatet e deputetëve.
Gjithashtu nga të dhënat e zgjedhjeve të 21 majit, asnjë nga 7 shqiptarët që ishin në zgjedhje nuk kanë arritur që të siguronte një mandat deputeti. Shkak për këtë duket se është bërë fakti që shumë shqiptarë nuk kanë marrë pjesë në votime dhe renditja në lista është një tjetër faktor.