Makinat me qira në Kamëz, të cilave iu vu flaka, ishin në pronësi të Edjon Hoxha.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se kishte vetëm pesë ditë që kishte hapur biznesin e dhënies së automjeteve me qira. Mjetet dyshohet se janë djegur qëllimisht me benzinë.
Pista e parë e hetimeve mbetet ajo e konkurrencës. Hoxha është marrë në pyetje nga Komisariati nr 5 ku ka deklaruar se nuk ka patur probleme me persona të tjerë gjatë kohëve të fundit. Edjon Hoxha është me precedent penal në fushën e narkotikëve.
Por kjo nuk po hetohet nga efektivët, pasi pista kryesore ajo e konkurrencës. Ndërkohë gazetari Ervin Leka raportoi se:
“Bëhet fjalë për 7 automjete që janë shkrumbuar nga zjarri. Pronari i kësaj pike, rezulton të jetë pa precedente penale dhe pa probleme. Kanë deklaruar se personi nuk ka asur asnjë problem. Dyshimet kryesore janë nga konkurrenca, por nuk përjashtohen pista të tjera. Dëmi është i madh, sipas përllogaritjeve, 50 mijë euro dëm. Pavarësisht ndërhyrjeve, asnjë prej makinave nuk ka shpëtuar. Policia e Kamzës ka sekuestruar kamerat e sigurisë. Dyshohet se një person ka ardhur lëndë djegëse dhe më pas është larguar. Është filmuar nga kamerat e sigurisë. Policia ende nuk e ka një autor të kësaj ngjarjeje, janë tre persona që janë shoqëruar.”
Detaje të reja kanë dal zjarri i vendosur në pikën e makinave me qira në Kamëz.
Mësohet se kamerat e sigurisë kanë kapur dy persona të maskuar me kapuç, të cilët kanë hyrë nga një rrugicë pa ndriçim dhe kanë kaluar rrjetën në biznesin e Edjon Hoxhës.
Një prej tyre ka hedhur benzinë dhe u ka vënë flakën makinave. Ndërsa, tjetri e ka pritur në rrugicë. Deri në këto momente janë shoqëruar 4 persona nga policia.