Policia e Elbasanit ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin në ish-kombinatin metalurgjik në qytetin e Elbasanit.
Sipas njoftimit, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Sakaq theksohet se nuk ka viktima, por dyshohet për një person të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur ë orën 15:00, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
“Rreth ors 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr, dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.