Sot, e Mërkurë, Gjermania po pret të miratojë prishjen e ndëshkimit të 50’000 meshkujve të dënuar nga ligji i Nazizmit, si homoseksual. Ligji nazist mbeti në fuqi edhe pas Luftës së Dytë dhe ofron kompensime.

Masa që merret sot shënon një triumf për aktivistët që për dekada me radhë bënë luftë që të qartësojnë emrat e meshkujve “gay” të cilët padrejtësisht jetuan me rekorde kriminale- sipas Artikullit 175 të kodit penal.

Një numër që vlerësohet diku te 5,000 persona që ishin shpallur të fajshëm, janë akoma gjallë.

Ligji është iniciuar dhe po kalon në kabinetin e kancelares Angela Merkel dhe pritet që të kalojë në Parlament, ku koalicioni i saj djathtë-majtë ka maxhoritet të gjerë.

“Ne kurrë nuk mund të fshijmë komplet shëmtimin e ligjeve, por ne duam të rehabilitojmë viktimat”, tha Ministri i Drejtësisë Heiko Maas në një deklaratë.

/Veritas.com.al/