(FOTO: Momenti kur Forcat detare Amerikane qëllojnë mbi anijet Iraniane gjatë incidentit të Fortesës së  Hormuzit)/

Para tre orësh/ Veritas.com.al/

Një anije Destrojer e Shteteve të Bashkuara hapi zjarr në drejtim të katër anijeve të shpejtësisë së lartë të Iranit. Anijet iraniane kaluan me shpejtësi të lartë pranë Fortesës së Hormuzit,- thanë dy oficerë të mbrojtjes amerikane

Incidenti, i cili ndodhi të hënën dhe fillimisht u raportua nga Reuters, vjen në periudhën kur po përgatitet Ceremonia e Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, më 20 Janar. Në shtator, Trump deklaroi se çdo anije iraniane që do  të bezdisë Forcat Detare të Shteteve të bashkuara në Gji, do të “mbytet në ujëra”.

Zyrtarët, duke folur në kushtet të anonimatit, thanë se USS Mahan tentoi të hyjë në komunikim me radio me Korpusin e Rojeve Revolucionare Islamike, por ata nuk iu përgjigjen kërkesës që të ulnin shpejtësinë dhe vazhduan duke vënë në dyshim Mahan.

/Veritas.com.al/