Një autobus turistësh u përplas në pjesën e pasme të një traileri që mbante traktor në Jug të Kalifornisë para se të agonte e shtuna. Në aksident janë vrarë të paktën 31 vetë dhe janë plagosur rëndë 31 të tjerë, sipas një raportimi në NBC.

Autobuzi po udhëtonte në autostradën mes shteteve, nr 10. Përplasja ndodhi afër Palm Springs, një qytet rreth 100 milje (160 km) në lindje të Los Angeles, sipas raportimit në televizon.

Bordi i Sigurisë Kombëtare të Transportit tha se do të hetojë rreth kësaj përplasjeje fatale dhe do të dërgojë një ekip special për të hetuar mbi vendin e ngjarjes.

Autobuzi aspo kishte lënë Cazinon “Earth Red” në qytetin Sallton të Kalifornisë dhe ishte drejtuar për në Los Angeles.

/ Veritas.com.com/

Workers remove pieces of wreckage on Interstate 10.

Workers remove pieces of wreckage on Interstate 10.