(FOTO: Kryeministri i Izraelit, Benjamin Natanyahu)/

Izraeli do të rivlerësojë lidhjet e tij me Kombet e Bashkuara pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i Rezolutës që kërkon t’i jepet fund ndërtimit të godinave të banimit nga Izraeli- tha kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

15 anëtarët e Këshillit të sigurimit mundën që ta venë në zbatim votën e  tyre, sepse Shtetet e Bashkuara devijuan nga qëndrimi i tyre i gjatë në mbrojtje diplomatike ndaj Izraelit duke mos e përdorur fuqinë e vetos siç ka bërë shpesh herë para kësaj- një vendim që Natanyahu e quajti “i turpshëm”.

“Kam instruktuar Ministrinë e Punëve të Jashtme që brenda muajit të ri- vlerësojnë të gjitha kontaktet tona me institucionet e Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë edhe financimet e Izraelit për institucionet e OKB dhe prezencën e përfaqësuesit të OKB në Izrael”, tha Natanyahu në një transmetim të mediave.

/Veritas.com.al/