Shoqata e mishit të kuq e Turqisë ka urdhëruar një kthimin në Holandë të një ngarkese me lopë holandeze, duke thënë se nuk do të marrë më gjedhe  nga Holanda për shkak të krizës diplomatike mes dy vendeve.

Bulent Tunc, kreu i Shoqatës Truke të Prodhuesve të Mishit të Kuq, tha për mediat turke se një ngarkesë simbolike prej 40 lopësh të llojit ‘Holstein Friesian’ është bërë gati për t’u kthyer drejt Holandës.

“Lopët ‘Dutch Holstein’ janë bërë shumë të zakonshme në vendin tonë. Por shumëzimi i tyre shkakton probleme serioze”, tha ai për agjencinë Turke, Anadolu.

“Në të ardhmen nuk duam më produkte shtazore nga Holanda. Tufa e parë e gjedheve Holsteins sapo është shkarkuar dhe ne do ta kthejmë mbrapsht në Holandë”- tha ai.

/Veritas.com.al/