Nga: L. Skiro/

Në ‘kopshtin’ bulevardesk para selisë së Qeverisë po zhvillohet një protestë e aktivistëve nacionalistë kundër marrëveshjes për Detin mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Greqisë. Sipas marrëveshjes, Greqi zgjeron ujërat territoriale me 12 milje në dëm të ujërave territoriale të Shqipërisë. Mbi të gjitha, siç shkruajnë mediat, territori detar që përfitojnë grekët nga territori shqiptar është e pasur me rezerva nafte.

Protesta po zhvillohet nën parullat: “Shesim Qeverinë, por jo Shqipërinë”, “Nuk e falim territorin”, “Shqipëria  shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, etj.

Por bie në sy se në sheshin e protestës ndodhen vetëm pak njerëz, njëzet a tridhjetë vetë. Protestuesit bënë thirrje disa herë pse nuk dalin njerëzit në protestë për të mbrojtur trojet…, pse nuk vijnë mediat për të transmetuar ngjarjen…, pse rrinë njerëzit nëpër kafe ose në shtëpi dhe veten e quajnë patriotë…

Që nga ekranet e mediave sociale, ‘patriotët’ e shtëpisë shkruajnë dhe u japin këshilla protestuesve. “Bëni referendum, atë bëni! Hajt, bëni referendum”. Disa akoma nuk janë zgjuar nga gjumi i natës dhe shkruajnë këshilla patriotike që nga krevati…

Protestuesit bënë edhe ironi: “Haj një përshëndetje për ata që na shikojnë që nga lokalet e kafesë dhe nga shtëpitë…”.

Veritas.com.al/