Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka reaguar për premtimet e rritjes së pagave nga kryeiministri Edi Rama duke thënë se Kodi Zgjedhor parashikon ndalime vetëm për rastet e zgjedhjeve parlamentare.

“Një gjë mund të them dhe s’kam pse ta fsheh që në përgjithësi Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimmarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re. janë disa ndalime që lidhen vetëm me rastet e zgjedhjeve të përgjithshme. Disa kufizime janë të qarta për rastet e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë”, tha Celibashi.