Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim në twitter për akuzat e opozitës për udhëtimin e tij në Francë dhe për reformën zgjedhore.
Ndërsa për Reformën Zgjedhore Rama thotë se ” do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj!”.
Statusi i Ramës
Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë dhe “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnê ditë-natë! Pikë.
Sa për Reformën Zgjedhore dhe dizinformimet që vazhdojnë, do të presim edhe sot pa folur pasi kemi bërë pjesën tonë duke respektuar afatin 31 maj! Sot kemi angazhuar edhe ushtrinë për operacionin e pastrimit të inerteve nga sheshet e Rindërtimit, ku shpejt do të nisin projektet.
VERITAS.COM.AL/