Nga Ardit Rada
Ka patur një tentativë dëshpëruese në Partinë Demokratike të muajit të fundit për tu thënë së pari amerikanëve se shumë gjëra s’janë më as si në qeverisjen e parë të Sali Berishës, as si në të dytën dhe as si opozita e tij që pamë që në 2013 e tutje. Kryetari i paduruar i PD e ka zhdukur “Qytetarin e tij Dixhital” që e përdorte deri dje në denoncime pa frerë edhe pse pak kujt i ka bërë përshtypje kjo mungesë.
Tashmë këtë rol e ka marrë LSI, që e katandisur në tre deputetë e gjysmë, ka mbetur veç me gojën e Monika Kryemadhit që bërtet çdo ditë e më shumë, e më pas e mbështet edhe i shoqi kur Sali Berisha s’është i interesuar për temën. Si në rastin e inceneratorëve, shpopullimit, axhendave antikombëtare me prapavijë konspirative, e të tjera boll.
Pak orë më parë, Sali Berisha i ndodhur në krye të një opozite që s’e plotëson dot kostumin që ai mendon se mban, i ka hedhur sytë në një kontinent pas shpinës së Evropës. Ai solli shembullin e kryengritjes në Sri LAnka, që sipas tij, qeverisë së sotme do t’i duket lule. Pastaj, ata që i mbajtën bishtin e mantelit e zbukuruan me Sorosin e Veliajn. Dhe s’marrin mundim as të gjejnë në Google se presidenti i Sri Lankës që po rrëzohet, është i djathtë e konservator si Berisha, Trumpi e Kokalari.
Në fakt, Berisha e ka luajtur këtë kartë më parë përveçse në rastin kur miku i tij dhe i Ilir Metës, Nikolla Gruevski, çau ferrën dhe gjeti azil në Hungari. Sepse kjo u ngjall krupë të dy shqipfolësve në fjalë, kur sjellin ndërmend çfarë begatie i kanë sjellë këtij vendi kur qeverisnin, qoftë veç e veç, qoftë bashkë.
Sot, personazhi më grotesk i Shqipërisë dhe njëkohësisht shpresa e vetme e Ilir Metës për tu rikthyer në pushtet, mendon për skenarët e Sri LAnkës. Është sa fatkeqe, po aq edhe përbuzëse, që masterplani i shtatorit 1998 tu shpaloset shqiptarëve si alternativë. Dhe është po aq e pafalshme për këtë realitet, përtej dosierëve, thirrja e Berishës dhe e atyre që e rrethojnë që heqin një paralele mes Tiranës dhe Kotte-s