Kryeministri Rama do të mbledhë sot në orën 16:30 në sheshin “Skënderbej” punonjësit e Bashkisë Tiranë.

Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës, përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë, bën me dije Report.

Ndërsa në orën 17:30 do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majte në Bashkinë e Tiranës.

Takimet vijnë pas arrestimit të Erion Veliajt.

Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *