Një 56-vjeçar nga Kukësi është arrestuar nga Drejtoria e Antiterrorit pasi postonte shkrime dhe foto terroriste, bënte thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave terroriste kundër disa institucioneve të rëndësishme shtetërore me profile false në rrjetet sociale.

Ibrahim El Salih (Lekica), person me prirje ekstremiste fetare, i cili postonte në rrjetet sociale, shkrime të ndryshme në përkrahje të ISIS. Gjithashtu, i bënte thirrje qytetarëve, për përkrahje të luftës në Siri. Arrestimi i tij u bë nga hetimet e kryera prej disa muajsh nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe SPAK-un. Me anë të një vëzhgimi në një prej profileve të 56-vjeçarit, bën vetëm postime për fenë islame dhe në një prej tyre uron që të shkatërrohet Izraeli.