Deputeti dhe ish nën- kryetar i Partisë Demokratike, ka shpallur kandidaturën për kryetar i PD; por nuk e ka vazhduar deri më sot për shkak se ‘nuk mund të hynte në një garë të pandershme’ që nisi kryetari i ngrirë, Basha. Por ai nuk ka mohuar se ‘është në garë’.

Zoti Patozi ka njoftuar se sot do të nisë  ‘marshimin’ në gjithë vendin për të biseduar me demokratët mbi manipulimin e zgjedhjeve të kryetarit të PD dhe rrezikun që i paraqitet Partisë Demokratike me okupimin e jashtëligjshëm që po i bën Lulzim Basha.

“Nisim në Durrës “bashkëbisedimin me demokratët”. Së bashku me disa kolegë të tjerë do të jemi në orën 19:00, në Pallatin e Kulturës “Aleksander Moisiu”.

Lulzim Basha është një nga personalitetet e Partisë Demokratike që kërkon ‘ringritjen’ e PD pas humbjes shumë të thellë në zgjedhjet e 25 qershorit dhe pas marrëveshjes së fshehtë Basha- Rama, e cila sakrifikon qenien e PD në emër të disa interesave mafioze- siç është konsideruar këmbëngulja e Bashës për ta mbajtur PD-në nën sundim me çdo kusht.

Edhe kandidati Eduart Selami ka deklaruar se ‘zgjedhjet në PD janë të pabarabarta” dhe se ‘po zhvillohen pa transparencë. Eduart Selami ka qenë në të qëndrim me disa pika të grupit që kërkon ‘ringritjen e PD’ brenda PD.

Veritas.com.al/