Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e Unazës së Re. Banorët u ankuan tek Basha për projektin që parashikon devijimin e Lumit “Lana” dhe kërkuan prej tij anulimin e projektit kur të vij në qeverisje.
“Banorët janë pro projektit, por kundër devijimit. Ky devijim nuk duhet të ndodhi kryetar. Nesër ne qeveri j ‘ua kërkojmë në emër të banorëve të ushtoni autoritetin tuaj, ta anuloni projektin e devijimit të shtratit lumi “Lana”.” – u shpreh një nga banorët.
Basha tha se qeveria nuk do të ketë kohë të vazhdojë më me projekte korruptive, pasi qeveria e tij do të anuloj të projektet që shkelin ligjin dhe grabisin pronën e qytetarëve.
“Nuk do të kenë kohë të vazhdojnë me paudhësitë e tyre. Njëra prej të cilave është gjëja më e pamenduar ndonjëherë që duan të zhvendosin shtratin e lumit sepse pushtetarët dhe mafiozët janë bërë bashkë për të grabitur pronat. Do t’i qëndroj pikë për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cënuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do t’ju paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, ne një nga ligjet e para që do të kalojmë është që këto para do t’i nxjerrim nga çdo pasuri e pushtetarëve që shkaktuan këto dëme. Ndaj, ju ftoj që çdo çast deri më 25 prill ta bëjmë përmasën e bashkimit tonë më të madhin ndonjëherë që ka parë Shqipëria.” – tha Basha.
VERITAS.COM.AL