Gjykata e Apelit ka dhënë vendimin për vulën duke njohur Sali Berishën, si kryetar të Partisë Demokratike.

Pasi dëgjoi parashtrimet dhe argumentet e palëve të përfshira në konfliktin dyvjeçar, trupa gjyqësore vendosi që “pronësia” e vulës dhe logos së PD-së i përket grupit të Rithemelimit, i drejtuar nga ish-kryeministri.

Trupi gjykues që shqyrtoi çështjen e vulës së Partisë Demokratike përbëhet nga relatore Alma Ahmeti, ndërsa anëtarët ishin Iliba Bezati dhe Elona Toro.

PD e Rithemelimit u përfaqësua nga Ivi Kaso, Oerd Bylykbashi dhe Ledina Mandia, ndërsa PD e Bashës nga Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.

Gazetarja Erneta Shevroja në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” raportoi se “Deputeti Flamur Noka bëri thirrje për bashkim. Ajo çfarë mund të them ishte që ky proces gjyqësor të ishte i gjatë. Në fillim u kërkua nga Rithemelimi që të mos bëhej palë partia e Bashës dhe më pas pati një arsyetim për vendimin e dhënë nga Agron Zhukri. Do ta pranojë Basha humbjen apo do të ndërmarrë hapa në vijim? Kjo është pyetja që shtrohet aktualisht dhe presim se si do jetë përgjigjja e përfaqësuesve.”