Orë dramatike në Beograd, ku sipas mediave lokale, negociatat e vështira për Kosovën po detyrojnë presidentin Aleksander Vuçiç të konsiderojë edhe dorëheqjen.
Vuçiç informon sot kabinetin qeveritar lidhur me bisedimet e zhvilluara me delegacionin e zyrtarëve të lartë të SHBA, BE, Francës, Gjermanisë dhe Italisë ditën e premte.
Në orën 20:00 të mbrëmjes, Vuçiç do t’i drejtohet popullit me një fjalim nga pallati presidencial. Sipas raportimeve në media, numri 1 i Beogradit zhvilloi një takim me aleatët e ngushtë të partisë së tij, SNS mbrëmjen e së dielës, ku ka pasur mosmarrëveshje dhe thirrje për të refuzuar negociatat me SHBA dhe BE.
Nga ajo që shkruajnë mediat lokale, Vuçiç kishte reaguar duke thënë se nëse dikush mendon se mund ta drejtojë vendin më mirë se ai, ishte i gatshëm të dorëhiqej dhe kishte braktisur takimin.
Një prej liderëve të Këshillit Drejtues të Partisë Progresiste të Vuçiç, Darko Glishiç tha për televizionin Pink se nëse presidenti do t’i qëndronte fjalës e do të dorëhiqej, ku do të ishte fundi i partisë.