Kryeministri i Britanisë tha se do t’i japë më shumë kohë Parlamentit për debatin mbi marrëveshjen e Brexit, nëse ata bien dakord për zgjedhje në 12 Dhjetor.
Kryeministri i tha BBC-së se ai priste që BE të pranojë një shtyrje nga afati i 31 tetorit, edhe pse ai ‘realisht’ nuk e do këtë.
Por Jeremy Corbyn tha se nuk do të mbështeste zgjedhje derisa një Brexit pa marrëveshje është ‘jashtë tavolinës’.
BE pritet që të japin verdiktin e tyre mbi shtyrjen e Brexit, ditën e premte, për një shtyrje rreth 3 muaj.
Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, Jacob Rees-Mogg iu tha parlamentarëve se qeveria ditën e Hëne mund të vërë në tryezë një mocion për të thirrur zgjedhje të përgjithshme.
Sipas Aktit të Parlamentit të vitit 2011, dy të tretat e anëtarëve të Parlamentit duhet të votojnë për zgjedhje të përgjithshme për të vendosur zgjedhje.
Veritas.com.al/