Robin Emmott dhe Phil Stewart , shkruajnë për Reuters nga Brukseli se Britania tha të Mërkurën se do të dërgojë avionë luftarakë në Rumani vitin e ardhshëm. Ndërsa shtetet e Bashkuara premton trupa, tanke dhe artileri për në Poloni, në ushtrinë më të madhe që po ngrihet kundër Rusisë që nga periudha e Luftës së Ftohtë. Ushtria do të vendoset në kufijtë e Rusisë.

Gjermania, Kanadaja dhe aleatë të tjerë të NATO-s kanë premtuar forca përmes ministrave të mbrojtjes në takimin e Brukselit, ditën që luftanijet Ruse të kompletuara me raketa cruise, hynë në detin Balltik mes Suedisë dhe Danimarkës, duke shkaktuar tensione mes Lindjes dhe Perëndimit.

Në Madrid, Ministria e Punëve të Jashtme tha se e ka tërhequr kërkesën për furnizim me karburant të tre luftanijeve Ruse në Ceuta, pasi aleatët e NATO-s njoftuan se luftanijet mund të përdoren kundër civilëve n Siri.

Luftanijet ishin pjesë e një grupi prej tetë anijeve transportuese, përfshirë këtu edhe aeroplan- mbajtësen Admiral Kuznetsov. Pritet që ky grup të bashkohet me 10 anije të tjera që aktualisht ndodhen në brgjet e Sirisë, thanë burime diplomatike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se trupat e grupit të ri me 4000 forca në Baltik dhe në Evropën Lindore, do të jenë si përgjigje për atë që aleanca mendon se Rusia ka stacionuar 333. 000 trupa Ruse në perëndim të Rusisë, në krah të Moskës.

“Vetëm këtë muaj, ka zhvendosur raketa bërthamore për në Kaliningrad dhe dyshohet për disa armë me pluton”, tha  Stoltenberg duke akuzuar Rusinë se po vazhdon të mbështesë rebelët në Ukrainë.

Këto raketa balistike mund të godasin objektiva rreth Polonisë dhe shteteve të Baltikut. Ndërkohë zyrtarët e NATO-s kanë hezituar të thonë se Rusia mund të ketë dërguar mbushje bërthamore për raketat në Kaliningrad.

NATO ka kërkuar nga aleatët që të mbahet premtimi i dhënë në Qershor për t’i prerë krahët Rusisë në shtetet ish- sovjetike, pasi Moska orkestroi aneksimin e gadishullit të Krimesë në vitin 2014.

NATO ka planifikuar katër grupe luftimi me një numër total 4000 trupa, që nga fillimi i vitit që vjen, të mbështetura nga forcat e ndërhyrjes së shpejtë prej 40.000 trupa; dhe në qoftse ka më shumë nevojë, të ndjekura me trupa të tjerë.

Si pjesë e kësaj, Sekretari për Mbrrojtjen i SHBA, Ash Carter, njoftoi një “një betejë me batalione të gatshme të task force”. Rreth 900 ushtarë do të dërgohen në Poloninë Lindore, gjithashtu edhe forca të tjera të pajisura me tanke dhe mjete të tjera të rënda që do të lëvizin rreth Evropës Lindore.

“Është sinjali madhor për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për forcimin e besimit tonë”, tha Carter.

/Veritas.com.al/