Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar ashpër ndaj dhunës në priotestën e opozitës jashtë parlamentare.
Britania e Madhe i ka bërë thirrje drejtuesve të protestës të mbajnë përgjegjësinë për protestës.
“Britania e Madhe mbështet të drejtën për të protestuar paqësisht. Nuk ka vend për dhunë dhe eksploziv në një protestë paqësore. Udhëheqësit e protestës kanë përgjegjësinë të sigurojnë demostratën e ligjshme dhe policia ka përgjegjësinë të mbajë rendin publik. Për të mirën e të gjithëve një protestë paqësore do të jetë priotitet”,-shkruhet në deklaratën e ambasadës.
Veritas.com.al/