Moti për ditën e sotme do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore, kryesisht gjatë pasdites. Në alpe pritet të ketë reshje dëbore por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 8 deri në 14 gradë celcius. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 11 gradë celcius në veri dhe deri në 19 gradë në zonat e ulëta dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim nga Jugu me shpejtësi 15-30 metër për sekondër duke shkaktuar një dallgëzim të forcës 8 ballë në det të hapur.

Në Portin e Durrësit një traget ka shtyrë lundrimin e planifikuar për t’u realizuar në orët e mëngjesit për shkak të stuhisë detare. Njëri prej trageteve që duhej të nisej në orën 08:00, ka kryer nisjen e tij vetëm pas orës 10:00 me 219 pasagjerë në bord.

Vlorë- Si pasojë e erërave të forta ka pasur mungesë të energjisë elektrike në Dukat, Llogara, Radhimë, disa familje ne Ujë te ftohtë, Peshkpi, Vllahine, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velc, Bashaj, Sevaster.

Edhe në Shkodër ka mungesë të energjisë elektrike në të gjitha njësitë administrative. Po ashtu është rritur niveli i përrenjve dhe ka dalë nga shtrati përroi në Dedaj-Bogë. Për këtë arsye kalimi bëhet me rrugë alternative. Ka dalje të lumit Buna në Muriqan dhe Oblikë, sipërfaqja e përmbytur është 275 Ha.

Lezhë- Moti i keq me shi dhe erë të fortë, ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Prej mbrëmjes të së martes, kapiteneria e portit ka pezulluar lundrimin detar për të gjitha llojet mjeteve. Mjetet lundruese janë ankoruar në port dhe nuk do të lejohet lundrimi deri në përmiresimin e kushteve atmosferike. Ndërkohë për shkak të motit të keq, raportohet se ka pasur edhe mungesë të energjisë në disa prej zonave të qarkut të Lezhës.