![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2024/02/640-0-f3e9389ed7b75abd3ee3e0bc431683fc-1.jpg)
Policia e Shtetit ka njoftuar një konferencë për shtyp në orën 11:00.
Sipas njoftimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku do të bëjë publike rezultatet e dy operacioneve të rëndësishme të zvilluara gjatë orëve të fundit.
Nuk dihet ende se për çfarë operacionesh bëhet fjalë.
Kujtojmë që disa ditë më parë, në kuadër të operacionit “Tempulli 2”, u goditën 7 grupe kriminale në qytetet e vendit dhe u arrestuar 273 persona.