Nga Veritas.com.al/
Saktësisht tre javë para ditës së Zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, kandidati Republikan sfidoi sekretaren e shtetit, First Lady dhe guvernatore, Hillary Clinton.
Gjithë bota i kishte drejtuar sytë në sallën e madhe të Universitetit të Nevadas, Las Vegas. “Gjykatësi” i rreptë, për herë të fundit dominant mbi dy titanët, gazetari i Fox Neës, Chris Wallance. Ky ishte moderatori i Debatit final; dy të parët, veçanërisht i dyti, u kontestuan në masë, si në Amerikë edhe në Europë. Me siguri sjelljet e gazetarit të NBC, Lester Holt do të zënë vend në leksionet e gazetarisë se si anohet një komentator” me hile” gjatë një debati publik.
Ndoshta duke mësuar nga eksperienca e keqe e Lester, i cili “harroi” Bengazin me viktimat amerikane, “harroi” Fondacionin Clinton dhe disa barrë të tjera të kandidates Demokrate, në Debatin e Tretë u përpoqen t’i presin rrugën “harresave”. Për këtë caktuan, që më parë, temat për diskutim. (Megjithatë as kësaj here nuk u “zgjua” Benghazi). Temat ishin borxhi amerikan, emigracioni, ekonomia, Gjykata Supreme, pikat e nxehta në politikën e jashtme dhe pështatshmëria e Hillary dhe Trump për të qenë president i Shteteve të Bashkuara.
Pjesa e dytë e trofeve ishte ajo që sollën secili kandidat, më vete.
Trump solli miqtë e tij që shërbejnë si trofe për “armikun”. Sapo t’i shikonte Hillary, asaj t’i kujtohej një gjë që ta mblidhte në arsyetim. Miku i parë për Trump ishte James O’Keefe i Projektit Veritas, i cili ka qenë gjithnjë në gjurmim të provave se kundërshtari po përdorte argumente të paqenë. Me Trump ishte edhe Sarah Palin, gruaja e famshme që bëri aparencën më interesante gjatë zgjedhjeve të vitit 2008 ku kandidoi si zëvendës- presidente e Shteteve të Bashkuara. Ajo është Republikane, madje edhe një pajtuese mes Republikanëve dhe “Tea Party” që janë po republikanë. Trump solli gjysmë- vëllain e presidentit Barack Obama, Malik. Ky ka deklaruar se do të votojë për Donald Trump. Trump solli me vete nënën e Sean Smith, diplomatit që u vra në Benghazi dhe që sot e kësaj dite e konsiderojnë si viktimë të keqqeverisjes së Hillary Clinton. Solli zonjën Leslie Millëe- gruaja që e akuzon presidentin Clinton për ngacmime seksuale të paktën tre herë në vitin 1980…
Hillary solli me vete trofetë e saj.
Nuk kishte dëshmitarë për akuzën e përsëritur ndaj Trump për ngacmim seksual; nuk kishte as për Trump si “baba jo i mirë”, as se “kishte tri gra”. Zonja Clinton solli në Debat, miliarderin e njohur Meg Whitman dhe Mark Cuban. Këta të dy janë shprehur se “Trump nuk ka paguar taksat”. Ish kryetari i New Yorkut, Rudy Giuliani, është përgjigjur se po të jetë e vërtetë, atëherë “Trump është një zheni”.
Në fund të Debatit, edhe trofetë lanë fushën e betejës, në pritje të rezultatit.
/Veritas.com.al/