Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ngjallur sërish reagime të shumta me deklaratat e tij ndaj ‘ndërkombëtarëve’ siç quan ai Shtetet e Bashkaua dhe Bashkimin Evropian.
Pas deklaratave të tij, ka reaguar edhe deputetja Rudina Hajdari.
Në reagimin e saj, Rudina Hajdari shkruan në “Twitter” se mesazhet e Ilir Metës ishin një çmenduri, ndërsa iu kërkon falje të gjithë diplomatëve të huaj në vendin tonë.
Me tone të ashpra, deputetja e djathtë thekson se nuk e kishte menduar asnjëherë që të shihte një President duke sulmuar diplomatët në periudhën post-komuniste.
“Asnjëherë nuk mendoja se do të shihja një ditë në post-komunizmin e Shqipërisë ku presidenti i vendit tonë do të sulmonte Ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe OSBE-në dhe diplomatë të tjerë të nderuar. Ky është një turp dhe ndjehemi të turpëruar. Kërkoj falje të gjithë diplomatëve tanë për këtë çmenduri”, shkruan Hajdari.
Veritas.com.al/