Që në fillim të debatit të zjarrtë të Dielën, kandidati republikan Donald Trump  hodhi bombën e përdhunimit mbi kandidaten Republikane,  Hillary Clinton dhe mbi burrin e saj, ish- presidentin Bill Clinton, shkruan  WND.com

Më “surprizën e Tetorit” të përhapur kudo si një fishekzare për garën e Shtëpisë së Bardhë, Trump dhe Hillary u përballën në Debatin e Dytë presidencial, kësaj here të mbajtur në Universitetin Uashington të St. Louis. Debati u moderua nga Martha Raddatz e ABC News dhe Anderson Cooper i CNN.

“Ishte thjesht një bisedë në një ambient të mbyllur”, tha Trump për videon e regjistruar rreth 11 vjet të shkuara, ku ai bëri komente të papërshtatshme për femrat. “Në qoftë se shikoni Bill Clinton, çfarë mund të thoni…. Të mijat ishin fjalë, por të tijat ishin veprime. Ajo çfarë ka bërë Bill mbi gratë, askush në historinë e politikës nuk ka bërë, askush nuk ka qenë kaq abuziv”.

Trump vazhdoi:

“Kështu, ju mund të thoni çfarë të doni, por Bill Clinton ishte abuziv ndaj femrave. Hillary Clinton gjithashtu sulmoi gratë (në këtë moment ajo tha diçka nëpër dhëmbë ndërsa Trump fliste). Katër prej këtyre grave janë këtu sonte”.

“Njëra prej tyre, është një grua e mrekullueshme, është përdhunuar në moshën 12 vjeç. Klienti i saj është parë duke përqeshur vajzën që e kishte përdhunuar”.

“Po çfarë bëri Presidenti Clinton, ai ishte i dyshuari, ai humbi të drejtën që të zbatojë ligjin, ai duhej të paguante 850,000 dollarë gjobë për një nga gratë, Paula Jones, e cila gjithashtu është këtu sonte. Unë do t’u tregoj se kur Hillary nxori një “kartë” si kjo kundër meje, dhe nisi të flasë rreth disa fjalëve që unë kam thënë para 11 vjetësh, mendoj se kjo është e turpshme dhe mendoj se duhet t’i vijë turp nga vetja; në qoftë se ju realisht doni të njihni të vërtetën”.

 

Për më shumë lexo:

http://www.wnd.com/2016/10/expect-armageddon-trump-and-hillary-debate-in-st-louis/#DYjcJëK3Th6Ar40p.99