Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar masë disipinore për Sali Berishën dhe 5 deputetë që e mbështesin, pas tensionit dhe kaosit në Kuvend, në seancën plenare që u mbajt të hënën.
Mazhoranca i është drejtuar me një kërkesë kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku kërkohet masë disiplinore për Sali Berishën, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Elda Hoti, Gazment Bardhin dhe Edi Palokën.
Në kërkesë thuhet se kaosi i krijuar nga opozita, pengoi zhvillimin normal të seancës në Kuvend, duke mos lejuar deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që të mbanin fjalën e tyre.
Sipas PS-së, këto sjellje të përsëritura të deputetëve të opozitës, janë në shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe Kodin e Sjelljes së Deputetit në Kuvendin e Shqipërisë.